Fillon “Java e Agjencisë”

Fillon “Java e Agjencisë”

Krijuar në datën 04/22/2025

Prishtinë, 22.04.2025

Është zhvilluar ceremonia e hapjes së “Javës së Agjencisë”, e cila do të mbahet nga data 22 deri më 25 prill 2025.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, udhëheqës të agjencive të sigurisë së Republikës së Kosovës, nxënës nga shkollat fillore dhe zyrtarë të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Në fjalën e tij, ministri Sveçla përgëzoi punën dhe angazhimin e Agjencisë, duke shprehur konsideratë dhe zotim për mbështetje të mëtejshme në realizimin e misionit të saj.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Genc Metaj, theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj jave, duke vënë në pah nevojën për vetëdijesim dhe ndërgjegjësim qytetar. Ai nënvizoi rëndësinë e të qenit pranë qytetarëve, promovimin e rolit të Agjencisë, Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrës Operative Emergjente 112, Strukturave të Mbrojtjes, Shpëtimit dhe Ndihmës, si dhe masave që duhen ndërmarrë në rast fatkeqësish, me fokus të veçantë në parandalimin e tyre.

Kjo javë organizohet me qëllim sensibilizimin e qytetarëve, veçanërisht të nxënësve, për përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri, duke promovuar rëndësinë e edukimit për siguri dhe ndërgjegjësimin qytetar.